Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të shtunën në aeroportin e Rinasit, pasi dy vajza janë përfshirë në një përplasje fizike.
Ngjarja ka ndodhur brenda terminalit dhe ka si protagoniste një vajzë nga Franca dhe një shqiptare. Eshtë dashur ndërhyrja e Policisë Kufitare për të ndarë dy vajzat
Menjëhere pas ngjarjes, 20-vjeçarja shqiptare u drejtua për në Komisariatin e Rinasit, ku bëri kallëzim për vajzën franceze, e cila në fakt ishte shoqja dhe mysafirja e saj në Shqipëri.
Pas denoncimit, policia ka nisur procedem në gjendje të lire për kundravajte penale për francezen H.D. që u largua dje nga Shqipëria.
Ja si ndodhi ngjarja
Mësohet 19-vjeçarja nga Franca H.D., ishte mike e 20-vjeçares shqiptare K.D. Francezja qëndronte në shtëpinë e 20-vjeçares në Tiranë dhe çdo gjë shkonte mirë mes tyre.
Të shtunën 19-vjeçarja do kthehej në shtëpine e saj në Francë, por nuk arriten të ndahen si miq me 20-vjeçaren nga Shqipëria.
Francezja, pasi ka humbur avionin, e ka harruar miqësinë me shqiptaren dhe ka nisur një konflikt mes tyre që më pas ka degjeneruar në përplasje fizike me njëra-tjetrën.
Sipas dëshmisë se vajzes nga Shqipëria, mikja e saj humbi avionin pasi nuk mbante mend orarin e fluturimit.
"U habita nga sjellia e saj agresive. Nuk ishte faji im qe ajo humbi avionin, pasi ajo nuk mbante mend oren e fluturimit", ka deklaruar 20-vjeçarja shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në terminalin e Rinasit dhe shumë qytetarë kanë qenë protagonistë të përplasjes fizike.
Komunikata e Policisë për ngjarjen
Më datë 03.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen franceze H.D., vjeç 19 banuese në Francë, pasi dyshohet se në aeroportin e Rinasit, në ambientet e terminalit të aeroportit është konfliktuar fizikisht me shtetasen shqiptare K.D., vjeç 20, banuese në Tiranë, e cila ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Rinas.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com