Aktorja e njohur turke e serialit “Një pjesë e imja” është përballur me një ngjarje të tmerrshme muajin që lamë pas. Begum Kutuk ka humbur fëmijën e saj në muajin e 3 të shtatzënisë, vetëm dy javë pasi e kishte bërë publik lajmin për pritjen e ëmbël.
Aktorja dhe bashkëshorti i saj, Erdil Yasaroglu, do të bëheshin prindër për herë të parë, ndaj dhe ata e kanë pritur me shumë dhimbje lajmin e hidhur. Aktorja e famshme, e njohur si ‘Defne’, nuk bëri asnjë koment për mediat pas ngjarjes, por së fundi ajo ka ndarë lajmin me miqtë e saj në “instagram’ me fjalë rrëqethëse.
Aktorja 37-vjeçare ka postuar një foto ku shfaqet e menduar, ndërsa shkruan: "Mos u mërzit, mos u shqetëso shpirt. Ji i lumtur që mund të shohësh, të prekësh, frymosh, ecësh. Mos më thuaj çfarë nuk mund të bësh. Më trego çfarë mund të bësh zemër. Mos u mërzit! Do i kalosh netët e vetmuar? Njerëzit që kanë shkuar, nuk do të vijnë? Çfarë humbe mund të të kthehet në një natë me shi ose në një mëngjes pranvere. Kujto që e bukura ekziston në këtë botë. E imagjinon dot një jetë pa ulje ngritje? Dhimbja të bën më të pjekur. Humbja të mëson durimin", shkruhet në postimin e aktores.
(Aktorja turke)