Humbi edhe Rrogozhinën, Berisha nuk surprizon, s’pranon humbjen: Ja rrëmbeu Veliaj votat kandidatit të ‘BF’! Paralajmëron për protesta

Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar sërish humbjen edhe për Rrogozhinën. Pas rezultatit të zgjedhjeve, Berisha thotë se gjatë votimit ka pasur manipulime dhe se votat kandidatit të BF-së, Shkëlqim Hoxhës ja ka rrëmbyer kryebashkiaku Veliaj.

“U mbyll me Rogozhinën  në mënyrën më kriminale sepse mandatin të cilit ja dhanë qytetarët e Rrogozhinën kandidatit të BF, ja rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe antiligjore institucionet e farsës elektorale. Ja rrëmbyen pasi, rezultati ishte mbyllur nga qendra e paligjshme në burgun e Rrogozhinës, e cila ishte e përjashtuar nga gara elektorale. Shkelmuan, në mënyrë të padenjë, antiligjore votën e qytetarëve të Rrogozhinës. Unë ju them këtu se, u manifestuan të gjitha fenomenet më të shëmtuara antiligjore të farsës së majit 2014.

Në rezultatin e mbrëmshëm, qëndron një terror i paparë i ushtruar për një muaj rresht ndaj qytetareve, biznesmenëve, zgjedhësve të Rrogozhinës. Terror i të gjitha formave. Në farsën elektorale u konstatuan manipulime të hapura, fletëvotime të përgatitura paraprakisht. Votime në grupe, familjare, të gjitha provat e shëmtuara.  Gjitha kjo farsë u drejtua nga Veliaj, i cili në përfundim të saj, pranoi se shqiptarët na duan. Pranoi se fituam. Të mendosh se shtohen votat kur pas skandaleve të tmerrshme si ajo e klanit Rraja, skandalet seksuale, arratisjes së shekullit, pas shpërthimit të ri të gjirizeve të aferës së tmerrshme korruptive, të mendosh se shtohen votat do të thotë të jesh me koeficient intelektual afër zeros.”- thotë Berisha.

Pas humbjes, Berisha ka paralajmëruar sërish protesta kundër qeverisë. Kujtojmë se Edison Memolla fitoi thellë përballë kandidatit të BF me një diferencë prej 1752 votash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
Humbi edhe Rrogozhinën, Berisha paralajmëron protesta

 

Ish kryeministri Berisha ka paralajmëruar protesta pas humbjes së zgjedhjeve për herë të dytë në Rrogozhinë.

“Me vjedhjen e Bashkisë së Rrogozhinës, Edi Rama dhe Erion Veliaj jo vetëm nuk mbulojnë dot vjedhjen e shekullit, të djegëseve, vjedhjen e tmerrshme me Pyllin Orbital, vjedhjet e tyre të tmerrshme që arrijnë në 138 miliardë lekë sipas KLSH, me vjedhje të tmerrshme që vetëm në dogana e tatime arrijnë në 104 miliardë lekë, por përkundrazi ftoj shqiptarët, në emër të shpresës, në emër të besimit të tyre te liria, të ngrihen kundër këtij regjimi, i cili është një armik i egër i qenies së shqiptarëve.

Opozita mbyll sot një etapë, në të cilën ajo nuk gjeti asnjë befasi. Ajo paralajmëroi shqiptarët tre muaj më parë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Por paralajmërimi ishte paralajmërim. Faktet, dokumentet, ishte detyrimi i saj t’i paraqiste para shqiptarëve dhe ketë ne e bëmë me vendosmëri gjer ditën e sotme.

Ndaj dhe ftoj çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare, që e do këtë vend, që beson se ai dhe fëmijët e tyre meritojnë një të ardhme jo si shtet mafioz, jo si narkoshtet, jo si shtet ku klanet e mafies bëjnë ligjin, asgjë nuk mund të mposhtë vullnetin e atyre që vendosin të luftojnë, të qëndrojnë për liri dhe dinjitet të vetin dhe vendit të tyre.”- thotë Berisha.

Ora 12:06
Fitorja e thellë e PS-së në Rrogozhinë, reagon Luciano Boçi: Zgjedhjet kanë vdekur! Njerëz mos kini iluzione, neveria luftohet dhe regjimet përmbysen

Luçiano Boçi, i cili humbi në garë për bashkinë e Elbasanit nën siglën e koalicionit Berisha-Meta ka reaguar mbi fitoren e thellë të Partisë Socialiste në Rrogozhinë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Boçi ka ironizuar rezultatet e zgjedhjeve dhe fitoren e kandidatit të socialistëve, Edison Memollajt, duke konsideruar çdo gjë zgjedhore një neveri të pashtershme.

Ndër të tjera ai ka thënë se zgjedhjet në Shqipëri janë të vdekura, duke nënkuptuar se manipulimi dhe blerja e votave kanë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve.

“Çim Hoxha kandidati i “Bashkë Fitojmë” në 14 Maj ishte fitues (pa votat e burgut), por Kolegj i Partisë vendosi ribërjen e tyre. Tani në Korrik na fiton ky tjetri me vota shumë e më shumë!!!! Po pse elektorati i vogël i Rrogozhinës me shumicë konfirmoi kandidatin e PS?! U bënë gjë pishman Rrogozhinasit? Apo ky Çimi “i poshtër” e drejtoi këtë muaj keq “virtualisht” Rrogozhinën?!Apo ky tjetri “mbi kalë” e transformoi Rrogozhinën për një muaj në parajsën e ëndërruar?!Mos ndoshta lumturia e popullit është kaq e lartë sa ne toksorët e vdekshëm nuk kemi sy për ta parë?!Apo janë kënaqur shumë me inceneratorët, me korrupsionin, me kanabisin, me bujqësinë që s’ka fonde, me çmimet pa tavan?!Mos ka ndikuar vallë vapa dhe nuk e dimë? Jo jo! Ndoshta kjo ulja e euros se kështu ia kemi bë Europës rrup-sup, 1 me 1 ia kemi bë?! Ahhh ndoshta nafta 1.8 Euro si askund në Evropë? Pffff po pse në fund fare a ka zgjedhje në Shqipëri?ZGJEDHJET KANË VDEKUR! ÇDO GJË ZGJEDHORE ËSHTË NJË NEVERI E PASHTERSHME! NJERËZ MOS KENI ILUZIONE! NEVERIA LUFTOHET DHE REGJIMET PËRMBYSEN, BARKU QË E POLLI ËSHTË RILINDUR!”, ka shkruar Boçi.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 24/07/2023 17:59

    Berisha .Boci ..prap humbet mo? Populli para mireqenjes qe eshte shume e veshtire te sigurohet ne rradhe te pare do njerezillek edukat dhe respekt. Besonit ju se do ju jepnin voten me ato veprime dhe me ate fjalor rrugash qe perdorni ne patlamentin shqiptar? Rrugave do ngelni gjithe jeten me Bardhin..me Spahiun ..me Noken ..me Liken etj .jeni fundi i shoqeris shqiptare!

    Përgjigju
  • eli: 24/07/2023 15:41

    Dihet Birisha asgje spranon po nuk qe ne anen tij ka shkollen komunizmit ai nrrenj nuk behet me sheqyr qe i ka ik koha

    Përgjigju
  • populli: 24/07/2023 15:09

    ike ore maloke koke mushke yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • agim: 24/07/2023 13:57

    Keto plehra kete qellim kane mospranimi e thirrja e protestave,plehra te kohes kaluar,SPAK nuk funksionon e keta vazhdojne te lehin

    Përgjigju
  • Rogozhinasi: 24/07/2023 12:42

    Sali leri perradhat Votimi u krye nga qytetaret Rogozhinas ne menyre perfekt ata votuan njeriun e duhur per te na drejtuar Prandaj Sahli koha jote ka mbaruar me kohe Tani te pret vetem Burgu ty mer

    Përgjigju
  • e drejta: 24/07/2023 12:37

    BASHKE FUNDOSEMI, B F BEY BEY

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët