Një qen mjaft inteligjent që kishte humbur rrugën në Britaninë e Madhe është ribashkuar me pronarin pasi mori situatën në kontroll dhe u ‘vetëdorëzua’ në një stacion policie.
Pamjet e sigurisë në komisariatin e policisë kanë bërë xhiron e rrjetit, teksa tregojnë se si qeni 10-vjeçar i quajtur Rozi, hyn me qetësi në stacion, ku më pas ulet dhe pret me durim që dikush ta ndihmojë.
Policia thotë se qeni kishte humbur teksa ishte duke shëtitur me pronarin dhe ishte frikësuar nga zhurmat e fishekzjarrëve.
Informacioni në qaforen e Rozit ndihmoi policët të kontaktonin me pronarin, i cili tha se është shumë krenar për 4-putroshen e tij.