TIRANË- Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të dëmshpërblyer në shumën 10. 500 (dhjetë mijë e pesëqind) euro Mustafa Laçin, një nga punëtorët e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, i cili humbi bashkëshorten e tij pas shpërthimit të fuqishëm. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, firmosur nga kryeministri Edi Rama, ku paratë e nevojshme do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2022.
"Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 19.10.2021, për çështjen “Laçi kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.28142/17, përfundimtar në datën 19.1.2022, në shumën 10 500 (dhjetë mijë e pesëqind) euro për mbulimin e dëmit jopasuror dhe kosto e shpenzime, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku depozitohen shumat në datën e kryerjes së pagesës.
Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit Mustafa Laçi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 19.10.2021. Pagimi i shumës së depozituar, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesit Mustafa Laçi, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar. Në rast mospagimi brenda afatit tremujor të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind. Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2022. Ngarkohet Ministria e Financave dhe e Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.
Mustafa Laçi, punëtor i fabrikës famëkeqe të demontimit të armëve në Gërdec, fitoi përballjen me shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut në 2021. Laçi humbi gruan në këtë tragjedi, vetë u dëmtua në qafë, sy e veshë, dhe kërkoi të drejtën nga shteti shqiptar, por mungesa e një pulle të postës në dokumentet e tij, bëri që dosja të zvarritej dhe ai të mos merrte drejtësi. Pas padisë së bërë në 3 prill 2017, Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar se në këtë rast atij i janë shkelur të drejtat duke detyruar shtetin shqiptar që t’i paguajë Mustafa Laçit 7,500 për vonesat, si dhe 3,000 euro për kostot e gjyqit.
Në shpërthimin e Gërdecit më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.
Viktimat e Gërdecit
1. Qemal Deliu
2. Kore Deliu
3. Liljana Deliu
4. Jetmir Deliu
5. Flavio Deliu, 3 vjeç
6. Hysen Cani
7. Muhamet Hoxha
8. Besim Çanga
9. Roland Alla
10. Reshit Kruja
11. Mehmet Hazizi
12. Bukurie Cani
13. Arben Hasa
14. Zilie Kaca
15. Endri Dvorani
16. Shefki Cani
17. Zelije Leti
18. Ilirjan Malci
19. Shqipe Hasa
20. Azem Hamolli
21. Nafije Laçi
22. Zylfije Ahmeti
23. Erison Durda (Djali i Zamira Durdës)
24. Rajmonda Durda
25. Jetmir Ballazhi
26. Resmie Kranja
Qenkan keputur ne tajare mer jahu 10 mije euro te qelbura
Përgjigjuminimumi duhet te ishte 60.000 euro. kaq e kane siguracionet private.
Përgjigjukaq vlen jeta ne shqiperi .....pffff
Përgjigju