Policia e Tropojës ka vënë në pranga drejtuesit teknik të kompanisë në të cilën gjatë një aksidenti në minierë humbi jetën një punëtor.

Sipas policisë, bëhet e ditur se drejtuesit e minierës kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar edhe humbjen e jetës së minatorit.

Konkretisht, në pranga kanë rënë: Arben Hajdarmataj, 46 vjeç me detyrë  Drejtues teknik i kompanisë ndërkohë që ka filluar procedim penal në gjendje të lirë për E.M, 48 vjeç me detyrë Administrator i firmës dhe F.L, 43 vjeç me detyrë menaxher objekti.

Në aksidentin në minierën e Zogajve, dy ditë më parë humbi jetën Rasim Aliaj, 42 vjeç.