DURRES - Vajza 7-vjeçare e cila vdiq në spitalin e Durrësit për shkak të gjendjes gripale, kishte pësuar shok psikologjik tre ditë më parë kur ishte ndarë nga jeta gjyshi i saj, me të cilin ajo kishte qenë mjaft e lidhur. 

Kjo është bërë e ditur nga familjarët e A.Sh, banuese në lagjen nr.17 në Durrës. Të afërmit kanë thënë se 7-vjeçarja kishte tre ditë në gjendje të rënduar emocionale pas vdekjes së gjyshit të saj. Ajo e ka përjetuar keq ndarjen nga jeta të familjarit me të cilin ka qenë shumë e lidhur.

Gjendja e rënduar emocionale e psikologjike e kombinuar me virozën e rëndë gripale, bënë që shëndeti i të miturës të përkeqësohet dhe për pasojë humbi jetën në spitalin rajonal të Durrësit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com