Bari Balla është 51-vjeçari shqiptar që humbi jetën më 20 prill Silema, Maltë, pasi çatia e shtëpisë ku po punonte u shemb.
Viktima, babai i 6 fëmijëve me origjinë nga Librazhdi, prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Maltë.
Komuniteti shqiptar në Maltë ka hapur një llogari për mbledhje fondesh për të mbështetur familjen e 51-vjeçarit teksa po përballen me tragjedinë. Familja kërkon që banesa e fundit e Bari Ballës të jetë në Shqipëri.
Aksidenti në punë
Bari Balla, babai i 6 fëmijëve, humbi jetën në mënyre tragjike të shtunën më 20 Prill duke punuar në ndërtim. Ai vdiq pasi çatia e një shtëpie të viteve 1920 në rrugën St Ignatius, Sliema, u shemb.
Në momentin e aksidentit Balla ishte me një 31-vjeçar, i cili mori vetëm disa lëndime të lehta. Ndërsa trupi i 51-vjeçarit u gjet i vdekur rreth një orë më vonë nga trupat e kërkim shpëtimit.
Pas shembjes, Autoriteti i Ndërtimit lëshoi një deklaratë duke thënë se punimet nuk ishin sanksionuar ende dhe po kryheshin pa lejet e nevojshme.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.8%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4337
Lajme të tjera
-
Motra nga Greqia lëshoi alarmin, si zbuloi fqinja çiftin e pajetë në Dropull! Burri në oborr, gruaja me plagë në dhomën e gjumit
2 Maj, 14:07
-
Paul Auster, autori i Trilogjisë së Nju Jorkut vdes në moshën 77-vjeçare
1 Maj, 11:27
-
Pamje të rënda, ish-ministri rreh për vdekje gruan astrologe në Kazakistan
30 Prill, 16:40
-
Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë
27 Prill, 07:47
-
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill, 12:10
-
Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali
23 Prill, 12:19
-
E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët
22 Prill, 13:32
-
Shembet çatia, vdes punëtori shqiptar në Maltë! Një tjetër shpëtoi për mrekulli
20 Prill, 19:46
-
Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap
19 Prill, 15:03
-
Begaj vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës
18 Prill, 16:09
-
Një ditë më parë djali vrau nusen, ndërron jetë nëna e autorit në Pejë
17 Prill, 14:51
-
"Zoti e deshi pranë vetes Klajvert Çunin! 'Ujku' nuk kishte humbur asnjë ndeshje ”, mes lotësh përcillet në banesën e fundit kapiteni 21-vjeçar i Shënkollit
6 Prill, 11:38