Humbi jetën tragjikisht në aksident, Meta vizitë në shtëpinë e mësueses në Korçë

Humbi jetën tragjikisht në aksident, Meta vizitë në shtëpinë e mësueses në Korçë

Ilir Meta, Presidenti i Republikës gjatë vizitës në familjen e mësueses në Devoll

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë vizitës së tij dyditore në Korçë ka qenë për të vizituar edhe familjen e mësueses 48 vjeçare, Luiza Dule , e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor disa ditë më parë.

Kreu i shtetit Ilir Meta, ka qenë në fshatin Miras të Devollit , ku i ka shprehur ngushëllimet  familjes dhe  përmes një postimi në facebook thotë se  ky është një rast tragjik që duhet t’i shërbejë çdokujt për të reflektuar për kushtet e vështira e shpesh të pasigurta të udhëtimit të qindra mësuesve në mbarë vendin .

"Në Miras të Devollit, në shtëpinë e mësueses së ndjerë, Luiza Dule, nënës së përkushtuar të dy fëmijëve të mrekullueshëm, e cila humbi jetën në një aksident rrugor duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur në fshatin Arrëz. I shpreha ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj duke i garantuar se nuk do të jenë kurrë vetëm. Ky rast tragjik të na shërbejë për të reflektuar për kushtet e vështira e shpesh të pasigurta të udhëtimit të qindra mësuesve anë e mbanë vendit", shkruan presidenti Meta në facebook.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë