ITALI- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.
Burri 60-vjeçar me origjinë shqiptare jetonte prej shumë vitesh në Gioia del Colle, ndërsa sipas mediave humbi jetën pasi humbi kontrollin e automjetin të cilin po drejtonte dhe më pas u përplas me anësore e rrugës fatalisht, duke u përmbysur në asfalt.
Megjithëse në vendin e ngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar burrin, fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar përplasjes.
Hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethana e ngjarjes tashmë ka nisur.