Një 39 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal në Itali. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brescias mesnatën e mbrëmjes së djeshme.
Mirjan Cangoja po udhëtonte me motor kur humbi kontrollin e tij dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. Për fat të keq ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes pavarësisht se u dërgua në spital.
Cangoja është viktima e tretë që ka humbur jetën në një aksident brenda pak orësh në të njëjtën zonë ku motori i tij doli nga rruga.
Komento