Cërrik - Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë këtë dielë pas një aksidenti me motor, ndërsa i lënduar ka mbetur një 17-vjeçar.

Aksidenti është shënuar në lagjen nr.3 të Cërrikut, ku viktima dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është përplasur me një shtyllë.

“Në lagjen nr. 3, shtetasi O. M., 21 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa pasagjeri, shtetasi D. C., 17 vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.