Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.
Një 50-vjeçar, që udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Drejtuesi i motomjetit i identifiluiar si Shkëlqim Gjoni ka humbur jetën pas plagëve të marra.
"Rreth orës 19:30, në aksin rrugor dytësor Spiten–Hidrovorë, shtetasi Sh. Gj., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili ka dalë nga rruga.Si pasojë, 50-vjeçari ka humbur jetën", njoftoi policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.










Komente
Komento