Aktorja e njohur turke Afra Saraçoğlu është shoqëruar nga forcat e xhandarmërisë në aeroportin e Stambollit, menjëherë pas kthimit të saj nga Franca.
Ndalimi i saj u bë në kuadër të një hetimi të gjerë të nisur nga Kryeprokuroria e Stambollit për përdorim, lehtësim dhe sigurim të lëndëve narkotike, ku janë përfshirë disa persona të njohur të ekranit dhe artit në Turqi.
Përgjatë këtij hetimi janë shoqëruar gjithsej 15 persona. Mes tyre, emra të njohur si aktorët Aras Bulut İynemli e Melis Sezen, si dhe reperi Sefo, u liruan pas marrjes së mostrave biologjike në Mjekësinë Ligjore.
Ndërkohë, biznesmeni i bizhuterive Sayat Zurnacı dhe producenti muzikor Aytaç Kart u arrestuan me vendim gjykate. Nga ana tjetër, aktorja Nilperi Şahinkaya dhe ish-futbollisti i kombëtares turke Hasan Şaş u lanë të lirë nën masën e kontrollit gjyqësor.








Komente
Komento