Një fraksion sekondi mund të ndryshojë gjithçka! Pikërisht një fraksion sekondi ka shpëtuar dhe një motoçiklist nga Malajzia, i cili pasi u aksidentuar me motorin e tij i shpëtoi përplasjes nga kamioni.
Në një video prej 20 sekondash, ai shihet duke humbur kontrollin e motorin teksa ecën në autostradë në shi, ndërsa një kamion vjen fill pas tij. Ai menjëherë është çuar dhe ka shpëtuar veten nga një ngjarje e cila do të kishte rezultuar fatale për të riun.
Videoja është bërë shumë virale në rrjetet sociale, ndërsa ndjekësit kanë mbetur të shokuar nga sekondi, që literalisht shpëtoi motoçiklistin.









Komente
Komento