Një zetor doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë në hyrje të fshatit Bekovë, në Kolonjë. Aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 14:30.
Drejtuesi i mjetit bujqësor, me inicialet B. Z., rreth 40 vjeç, banues në Ersekë, dyshohet se humbi kontrollin dhe automjeti përfundoi jashtë rruge. Si pasojë, ai mbeti i lënduar në pjesën e këmbëve.
40-vjeçari u nis me ambulancë drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë
"Më datë 01.03.2026, rreth orës 14:30, në fshatin Bekovë, Kolonjë, shtetasi B. Z., rreth 40 vjeç, banues në Ersekë, duke drejtuar një mjet bujqësor (traktor), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga"
Komente












