U zhduk një ditë më parë në Pogradec, gjendet 12-vjeçarja gjermane. Policia e merr në pyetje

U zhduk një ditë më parë në Pogradec, gjendet 12-vjeçarja gjermane. Policia e merr në pyetje

Vajza që kishte humbur Florentina Meyer

Pogradec- Është gjendur vajza gjermane e cila po kërkohej që dje nga policia e Pogradecit pas alarmit që ngriti njerku i saj.

Tashmë 12-vjeçarja tashme po merret në pyetje nga policia për sqarimin e zhdukjes.

Ngjarja

12-vjeçarja nga Gjermania u zhdukur pa lënë gjurmë në plazhin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.1, në zonën e plazhit publik.

Kallëzimi në polici është bërë nga njerku i vajzës, V.F, 37-vjeç. Ai ka thënë se familja e tij po pushonte buzë liqenit kur vajza e bashkëshortes së tij, Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani, është larguar pa lënë gjurmë.

Njoftimi i Policisë: 

Pogradec

Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani.

Vajza është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli. Ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin "Adidas", si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara. 

Kërkojmë bashkëpunimin nga ana e medias dhe qytetarëve, për gjetjen e saj pasi 12 vjeçarja, zotëron vetëm gjuhën gjermane. Kushdo që ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e kësaj shtetase, është i lutur të telefonojë në numrat 0694110226 dhe 0694110229.


Lajmi kryesor:

FOTO+Emri/ Zhduket 12-vjeçarja gjermane në Pogradec, policia kërkon ndihmën e qytetarëve


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?