Humbi në Kuçovë, Maliqi: I bëj thirrje SPAK dhe organizmave ndërkombëtare të vërtetojnë që ky ishte mashtrimi më i madh elektoral

Humbi në Kuçovë, Maliqi: I bëj thirrje SPAK dhe organizmave ndërkombëtare të vërtetojnë që ky ishte mashtrimi më i madh elektoral

1684071824_leftermaliqi.jpg

Kandidati i BF në Kuçovë, Lefter Maliqi nuk e ka pranuar humbjen dhe ka denoncuar SPAK dhe organizmat ndërkombëtare që të vërtetohet që ky ishte një mashtrim elektoral.

“Të dashur miq, njerëz me vlera të Kuçovës që më besuat e votuat, NE FITUAM!

Ne fituam betejën e drejtë, fituam garën e moralshme, të besës dhe mbështetjes të çdo banori të ndershëm që kërkoi me bindje ndryshimin.

Manipulatorët, të panikosur nga humbja filluan manovrat e vjedhjes, puçit dhe të tjetërsimit të votës.

E vërteta triumfoi, KUÇOVA NUK ËSHTË E PS, KUÇOVA NDRYSHOI, KUÇOVA HYRI NË HISTORI!

Garantoj, zotohem dhe ju premtoj me të gjithë qënien time se ky rezultat do të zbardhet shumë shpejtë, kjo është dhëmb për dhëmb deri në frymën e fundit, pasi oligarkët vodhën SHPIRTIN tuaj të PASTËR!

Të gjitha provat, faktet e ordinerëve po i publikojmë, çdo ditë, deri sa Kuçova  të vij në duart tuaja ashtu siç ma besuat e dorëzuat dje me votën tuaj!

I bëj thirrje SPAK, ndërkombëtarëve, OSBE se ky është mashtrimi më i madh elektoral i bërë ndonjëherë, TË MEREN MASAT! Ne nuk ndalemi, ne nuk dorëzohemi dhe do t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje të orkestruar nga Oligarku Salillari, kryemashtruesi dhe dështaku Çuçi në krahë të milingonës Hajdari.

Mesazhin e morët. KUÇOVA JU SHPORRI, KUÇOVA JU THEU, KUÇOVA DO NDRYSHIMIN!

Faleminderit dhe mirënjohje çdokujt që qëndroi me mua në këtë betejë që sapo nisëm bashkë. Do të jem këtu me ju ditë e natë, çdo orë që kalon  deri sa ta zbardhim të vërtetën dhe kërkesën tuaj, madje deri sa  të dorëzojmë në qeli të gjithë organizatën mafioze që ndërhyri në këtë proçes!

Faleminderit

Lefter Maliqi!”- tha ai.


Lajmi kryesor:

Humbja drastike e 'BF', Berisha-Meta s'pranojnë zgjedhjet! Ish-Kryeministri: Ditë e zezë për demokracinë! Kreu i PL: Narkozgjedhjet e narkoshtetit


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër