“Humbi një monument kulture”, kolegët shprehin dhimbjen për vdekjen e Fadil Hasës: Baba i dytë

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta aktori i njohur i humorit Fadil hasa. Hasa vdiq në moshën 78-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë në mushkëri prej të cilës vuante prej kohësh. Disa orë pas ndarjes nga jeta të legjendës së humorit kanë folur dy ish-kolegët e tij, Muharrem Hoxha dhe Roland Koça. Hoxha dhe Koça kanë shprehur se humbja e Hasës është një humbje e madhe si për kulturën shqiptare ashtu edhe për zemrat e tyre.

Sipas Koçës ka humbur një monument kulture. “Për mua sot është humbur një munument kulture, sepse i tillë ishte si aktor. S’ishte vetëm i Durrësit po ishte i gjithë Shqipërisë. Arti i tij do të kujtohet sepse ju mediat keni bërë punën tuaj pasi ka materiale që ne nesër pasnesër do themi ‘ja’. Ishte vërtet njeri i mirë. Do thoni ju që në këto raste flitet gjithmonë fjalë të mira, por ne fjalë të mira do themi për dikë që kemi një jetë që e njohim. Humbja e Fadilit është një humbje madhe pasi nga Durrësi kanë ikur pothuajse të gjithë aktorët e humorit. Kemi ngelur vetëm unë dhe Rremi,”- tha humoristi.

E ndërsa Muharrem Hoxha ka folur me lot në sy për mediat duke u shprehur se i ndjeri Hasa ishte një baba i dytë për të, dhe do mbetet i paharrueshëm gjithmonë. “Jo më larg se dje ishim bashkë në shtëpi duke bërë humor. Ai ishte sëmurë por është njeri me humor. Fadili m’ka nxjerrë për herë të parë në skenë, ka qenë prind i dytë për mua. Baba im i ka thënë merre Rremën dhe ma mbaj si çunin tat. Kemi mbetur shumë pak sepse jeta bën të veten, dhe dihet që një ditë do na vijë vdekja. Ju falënderoj edhe juve se po të mos ishit ju asgjë nuk do merrej vesh,”- tha Hoxha i prekur.


Lajmi kryesor:

Luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta legjenda e humorit Fadil Hasa


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë