Portieri i Bayern Mynchen dhe kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer, është bërë protagonist i një historie të treguar nga një taksist ku ‘gardiani’ ka marrë cilësitë e një kopraci.

Shkak është bërë humbja e portofolit të Neuer teksa udhëtonte me taksi. Shoferi i kësaj taksie e ka vënë re dhe ka kërkuar t’ia kthejë portierit. Ai saktësoi se në të kishte dy karta krediti dhe 800 euro të thata.

Në historinë e treguar për gazetën ‘Bild’ taksixhiu tha: “Kam bërë 100 km për ta gjetur shtëpinë e tij e për t’ia kthyer mbrapsht. Nuk më dha asnjë shpërblim, ndonëse karburanti më kushtoi 400 euro! Dy javë më vonë më erdhi në shtëpi një pako nga Nojeri, ku kishte vetëm një fanellë. Kjo ishte me të vërtetë zhgënjyese.”