Humbi shikimin që 14 vjeç, Jonuz Metaj kërkon të drejtën e fshehtësisë së votës: Fleta duhet me shkrim brail! Të verbrit para KQZ: Duam akses

Që nga mosha 18 vjeç kur ligji i dha të drejtën e votës e deri më sot që është 63 vjeç Jonuz Metaj kurrë nuk ka qenë plotësisht i pavarur në votën e tij. Një aksident i rëndë e la Jonuzin që në moshën 14 vjeç të verbër e ndaj gjithmonë afër vetes në zgjedhje , kujdestari i tij ka lëshuar votën e Jonuzit në kutinë e votimit. Dëshira e tij më e madhe  është që të ketë një fletë votimi me shkrimin brail.

“Unë kam marr pjesë në të gjitha votimet që janë bërë, vetëm se votimet i kam bërë me ndihmën e kujdestarit. Ne atë kërkojmë që të jemi të pavarur. Të na krijohen kushtet , teknika e procedura e votimit të jenë të aksesueshme për një të verbër.”-tha Jonuz Metaj.

Si Jonuzi janë rreth 150 mijë persona me aftësi të kufizuar me të drejtë vote dhe që hasin vështirësi gjatë procesit zgjedhor. Një ditë para zgjedhjeve, para KQZ disa prej personave me aftësi të kufizuar kërkuan aksesueshmëri në votime.

“Për mungesat në infrastrukturën zgjedhore siç janë rampat për paraplegjikët dhe tetraplegjikët, për të sensibilizuar për mungesën dhe mënyrën e votimit për të verbrit dhe për mostrajnimin e personave me aftësi të kufizuar në makineritë elektronike ku votohet siç është Elbasani, Vora.” -tha Gjovalin Shqalsi,  Partia e personave me aftësi të kufizuar.

Ndërsa avokatja e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara Zhuljeta Veizaj shtroi edhe njëherë të gjitha problematikat dhe kërkoi zgjidhje për këtë targetgrup.

“Problematikë është gjithashtu trajnimi i komisionerëve të cilët nuk kanë trajnimin e duhur sesi do të veprojnë për votimin e personave me aftësi të kufizuar. Në momentin që ata mund të jenë të shoqëruar me ndonjë familjar ose nga personi që është në rresht i pari , pas personit me aftësi të kufizuar realisht duhet bërë një deklaratë se nuk do ta tjetërsoj votën personit me aftësi t votën personit me aftësi të kufizuar.” -tha  Zhuljeta Veizaj, avokate.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali