Humbi të birin e porsalindur një ditë më parë, Ronaldo merr vendimin për Liverpool-United që luhet sonte

Humbi të birin e porsalindur një ditë më parë, Ronaldo merr vendimin për Liverpool-United që luhet sonte

Cristiano Ronaldo të hënën pati një humbje të rëndë, pasi djali i tij i porsalindur ndërroi jetë, me portugezin që ngushëllimin e vetëm kishte vajzën binjake që është shëndoshë e mirë. Një ditë pas kësaj ngjarje, sot në orën 21:00, Manchester United do luajë në transfertë kundër Liverpool, rivalit të përbetuar në Premier League.

Edhe pse një ndeshje e një rëndësie të tilë ku Ronaldo dëshiron me çdo kusht të mos e humbasë, këtë herë gjërat janë ndryshe. Fituesi i pesë herë ‘Topit të Artë’ ka kërkuar të qëndrojë me familjen dhe ky vendim është respektuar nga klubi.

“Familja është më e rëndësishme se çdo gjë dhe Ronaldo po suporton të dashurit e tij në një kohë të vështirë që po kalojnë”, ishte deklaratë e Mançester Junajtid përpara takimit me ‘të kuqtë’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish