Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez ka njoftuar vdekjen tragjike të djalit të tyre të porsalindur. Georgina priste binjakë, por pas lindjes duket se vetëm vajza ka ardhur në jetë shëndoshë e mirë, ndërsa djali nuk ka mundur dot të mbijetojë. Ka qenë vetë Ronaldo që ka njoftuar lajmin e trishtë.
“Me pikëllimin më të thellë njoftojmë vdekjen e fëmijës tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të provojë një prind. Vetëm lindja e vajzës sonë të vogël na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Falenderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo tragjedi dhe kërkojmë me dashamirësi privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Bebi ynë i vogël je e jona, engjëll, ne do të duam gjithmonë ”, shkruan Ronaldo.
Ronaldo është baba i katër fëmijëve. Ai është babai i Cristiano Jr. 11 vjeç, binjakëve Eva dhe Mateo, 4 vjeç dhe Alana Martina, 3 vjeç.
Për ndarjen nga jeta të djalit të porsalindur të Cristiano Ronaldos ka reaguar Manchester United, klubi ku luan ylli portugez. United thotë se ky është një moment i vështirë për futbollistin dhe duke qenë pjesë e tyre ndien gjithashtu dhimbje.
“Dhimbja jote është dhimbja jonë. Dërgojmë dashuri për ty dhe familjen tënde në këtë kohë”, shkruhej në faqen zyrtare të United.
Fatmirësisht familja e Ronaldos mund të ngushëllohet me lindjen e binjakes tjetër e cila është vajzë dhe gëzon shëndet të mirë.