Policia italiane “kap” në mes të rrugës, në Romë, dy peshq ton. Peshqit me peshë nga 100 kilogramë secili u gjetën mbrëmjen e së mërkurës në asfalt, në rrugën Tiburtina, në kryeqytetin e Italisë. Policia menjëherë nisi hetimet për të mësuar se nga ranë në qendër të qytetit dy peshqit gjigantë.

Nga verifikimet kanë rënë në gjurmët e pronarit të një kamioni, nga kishin rrëshqitur. Ngjarja është cilësuar aksidentale dhe pritet që specialistët të saktësojnë nëse ata mund të konsumohen.
peshk
peshk 1

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)