Ndërrojnë jetë 12 persona nga COVID-19 në vend, shënohen 953 raste të reja! Humb betejën efektivi i policisë dhe radisti në Durrës! Infektohet Plarent Ndreca

Ndërrojnë jetë 12 persona nga COVID-19 në vend, shënohen 953 raste të reja! Humb betejën efektivi i policisë dhe radisti në Durrës! Infektohet Plarent Ndreca

Plaurent Ndreca

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3485 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID 953 persona.

Ndërkohë që 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 

'5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.'- njofton ministria.

Ministria raporton se në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

'Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.'- njofton ministria.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

'Janë kryer 3485 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 953 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik,  Lobohovë, 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan.'- njofton ministria.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (8 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        953

Të shëruar në 24 orë     684

Të shtruar në spitale     449

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore               3485

Testime totale            389,680

Raste pozitive             86,289

Raste të shëruara       52,128

Raste Aktive                32,689

Humbje jete                 1472

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   18905

Fier        2779

Durrës  1784

Elbasan  1563

Shkodër  1512

Vlorë     1542

Lezhë    1118

Korçë    1021

Berat     895

Gjirokastër 707

Kukës    474

Dibër     389

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
Ndërron jetë nga COVID-19 radisti Halit Subashi në Durrës

Covid-19 i ka marrë jetën radistit Halit Subashi nga Durrësi.  84-vjeçari nuk ka mundur t’i bëjë ballë betejës me virusin vdekjeprurës.

‘Ndahet nga jeta radisti i vjeter... Shoqata mbarekombetare detare “Adrijon”, njofton se,

Ështe ndare nga jeta ne moshen 84-vjeçare radisti Halit Subashi, nuk i mbijetoi dot Covid-19 dhe Haliti.

Lamtumire njeriu dhe radisti i mire, Halit Subashi. U prehsh ne paqe! Haliti, mbasi mbaroi politeknikumin 7 nentori, sherbeu si radiotelegrafist, me perkushtim e profesionalizem, fillimisht tek r.st i Flotes Tregtare, ne vitin 1960, pastaj tek anijet “Iliria”, “Skenderbeu”, tek ambasada jone ne Egjipt dhe nga v.1979-1995,tek stacioni qendror i radios, ish Budi Durres, komanda e marines, ku dhe doli ne pension.

Haliti do mbetet ne mendjet e detareve shqiptare, si njeri i urte, qytetar shembullor, i sjellshem, i komunikueshem, i dashur dhe i respektuar.

I perjetshem qofte kujtimi i radistit te vjeter, Halit Subashi! Varrimi i te ndjerit behet në datë 9 shkurt, ora 11.00, tek varrezat e reja. Ai do mbetet perjete ne mendjet e te gjitheve qe e njohen nga afer.’- shkruan specialisti civil pranë Forcës Detare, Shefqet Kërcelli, në rrjete sociale.

Ora 21:25
2 mësues dhe 3 nxënës rezultojnë pozitiv me COVID-19 në Berat, e infektuar edhe një infermiere

BERAT- 21 është numri i rasteve të personave të prekur me Covid-19, të raportuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë për 24-orët e fundit në qarkun e Beratit.

Ndërkohë shpërndarja e rasteve sipas qyteteve ka qenë: 13 raste në Berat, 4 në Kuçovë, 3 në Skrapar dhe 1 në qytetin e Poliçanit.

Edhe pse numri i rasteve gjatë 24-orëve është ulur ndjeshëm në krahasim me dy ditët e mëparshme, edhe sot kanë vijuar vatrat e infektimit në shkolla dhe në radhët e mjekëve e infermierëve.

1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat në Urën-Vjagurore dhe 1 mësuese në fshatin Karakanjoz në Poliçan janë mes rasteve pozitive të ditës së sotme

Sakaq të infektuar me Covid-19 janë konfirmuar edhe 3 nxënës, 2 në shkollën 9-vjeçare "Mehmet Ali Vrioni" në Berat dhe 1 në shkollën jopublike "Irfan Ngjeqari".

Infektimet kanë vijuar edhe në institucionet shëndetësore dhe fasoneri, ku 1 infermiere në Qendrën Shëndetësore në fshatin Karakanjoz në Poliçan dhe 1 punonjëse në fasonerinë "Stela" në Kuçovë janë konfirmuar "pozitivë" me SarsCov-2.

Mjekët epidemiologë në Berat konfirmojnë se të prekurit nga Covid-19 gjatë ditëve të fundit janë të moshave nga 30-67 vjeç, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 931.

Ora 21:01
Ishte infektuar me COVID, ndërron jetë në moshën 51-vjeçare efektivi i policisë në burgun e Shënkollit

1606299720_burguishenkollit.jpg

Një tjetër punonjës policie ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Bëhet fjalë për Vladimir Gjokën, 51 vjeç, i cili ishte me detyrë efektiv në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Lajmi e ka bërë të ditur Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, ku shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur.

‘Humb jetën si pasojë e covid19 një tjetër punonjës i policisë penitenciare.  I ndjeri Vladimir Gjoka, 51 vjeç, ishte efektiv i Ievp-Shenkoll.

Sindikata i shpreh ngushëllime të ndjera familjes dhe nxit institucionin që ti gjendet pranë të afërmve me ndihmën financiare sipas ligjit.

Komandimet absurde te stafit policor nga Ievp Shënkoll për në Ievp Reç, vazhdojnë që nga Dhjetori 2019 e deri më tani edhe pse u deklarua që me 15 Dhjetor 2020 do hapeshin 2 godinat e rikonstruktuara , por kjo ngeli ne kuadër të fjalëve e premtimeve dhe mungesës së përgjegjësisë nga drejtuesit e burgjeve.

I ndjeri ishte i komanduar në Reç, kur mori infeksionin vdekjeprurës.

Mungesa e kushteve minimale të punës, transportit, distancës mbi 100km nga banesa, janë premisë kërcënuese për jetën e punonjësve të tjerë. Instancat shtetërore duhet te marrin masat e duhura që fenomeni të minimizohet. Policia Penitenciare Shqiptare kërkon kushte e trajtim normal social-ekonomik dhe mjekesor.’- njofton Sindikata.

Ora 20:24
Infektohet me COVID Plarent Ndreca: E njihja veten si person pozitiv, sot e certifikova

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca është infektuar me COVID.

Ka qenë vetë Ndreca që e ka bërë me dije lajmin me anë të një postimi në rrjete sociale. Ndërkaq ai u bën thirrje qytetarëve të bëjmë kujdes që të mos infektohen.

“Unë kështu për person pozitiv e njihja veten por sot m’u desh ta çertifikoj. Zyrtarisht pozitiv. Me pozitivitet dhe kujdes, uroj të mbeteni negative”, shkruan Ndreca.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nga 3485 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID 953 persona në 24 orët e fundit. Ndërkohë që 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes