Humbin jetën dy punëtorët, pranga
inxhinierit dhe kontrolluesit teknik

Humbin jetën dy punëtorët, pranga<br />inxhinierit dhe kontrolluesit teknik
TIRANE- Pas aksidentit të ndodhur dje në një pallat në Tiranë, ku humbën jetën 2 punëtorë si pasojë e rënies së skelës së improvizuar, janë arrestuar sot nga policia e kryeqytetit Inxhinieri dhe Kontrolluesi Teknik.

Shkak për vdekjen e dy punëtorëve është bërë mungesa e masave të sigurisë në punë, cilët kanë rënë nga kati i 7-të. Inxhinieri Ndërtim Myftiu, 53 vjeç, dhe Kontrolluesi Teknik Xhetan Beqiri, 50 vjeç, dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë në punë.

Punëtorët që humbën jetën pas rënies së skelës, po punonin për rikonstruksionin e një apartamenti në rrugën “Dora D’istria" në Tiranë, duke kryer punime termoizoluese.

Por për pasojë të mos marrjes së këtyre masave teknike, kanë rënë nga lartësia duke gjetur vdekjen dy punëtorë, Muhamet Zamkaj, 47 vjeç, dhe Agron Vellku, 38 vjeç.

Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë