Prania Besnike do të sjellë një modul matjeje të performancës së deputetit me 100 pikë, tha kryeministri Rama para ministrave e grupit të PS. Sipas tij, kjo do të jetë disiplina e mandatit të katërt që deputeti “të mos dalë me shqelma” nga historia e tij.
Për Ramën, humbja e kontaktit me njerëzit, është model fatal për qeverisjen. Ai theksoi se beteja kryesore është ajo që do të zhvillohet me justifikimet.
“Prania Besnike është kompjuter që mban shënim, ata që ne vetëm i dëgjojmë prandaj duhet të miratojmë një modul matjeje të performancës së deputetit pasi kjo është një botë e re. Ne jetojmë mes dy botësh, botës së gjithëhershme të realitetit të vjetër dhe botës së pasqyrave. Po të shikoni bilancin në fund të ditës të orëve të kaluara para pasqyrës suaj, janë ato më dominonte. Ne harxhojmë gjithmonë e më shumë kohë në pasqyra, por gjithmonë e më shumë e perceptojmë këtë realitetin tjetër përmes konteksteve që na krijojnë pasyrash. Në këtë botë pasqyrash, humbja e kontaktit me njerëzit e një shumice qeverisëse është model fatal. Moduli i matjes së deputetit me 100 pikë të ndara sipas këtyre dy botëve, jo si ritual ndëshkimi ose marrje masash, është disiplinë e mandatit të katërt për të mos dalë me shqelma nga historia e këtij mandati. Është disiplinë mandati që duhet të lidhë punën parlamentare, praninë në territor, cilësinë e dëgjimit dhe përgjigjes për atë që dëgjojmë, punën me strukturat dhe vlerësimit nga njerëzit dhe hartën ku Finiqi apo Konispoli i sotëm duhet të bëhet Partia Socialiste e Shqipërisë dhe aty. Beteja jonë kryesore është beteja me justifikimet”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Shteti, 3 plagë që duhen kuruar! Ndërhyrja e deputetëve për punësime të bëhet vepër penale! Me ‘Flamingo Mirror’ publikojmë edhe dokumentet për Sazanin e Zvërnecin




