Humbja e kujtesës, proteina Arc
luan rol kyç

Humbja e kujtesës, proteina Arc<br />luan rol kyç
SHBA - Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë rreth rolit të një proteine të rëndësishme të trurit që luan rolin e një rregullatori në procesin e formimit të kujtesës. Sipas një studimi të publikuar në “Nature Neuroscience”, ata thonë se kërkimet e mëtejshme për rolin e proteinave “Arc” mund të ndihmojnë në gjetjen e mënyrave të reja për të luftuar sëmundjet neurologjike.

E njëjta proteinë mund të jetë po ashtu faktor sa i takon autizmit, thuhet në studim. Sipas kërkimeve të fundit, pacientët që vuajnë nga Alzheimer, kanë mungesa të mëdha të kësaj protein. Dr Steve Finkbeiner, profesor i neurologjisë dhe fiziologjisë në Universitetin e Kalifornisë, i cili udhëhoqi kërkimin, thotë se puna laboratorike tregoi se roli i proteinave “Arc” ishte vendimtar. “Shkencëtarët e dinë që Arc ka të bëjë me kujtesën afatgjatë, sepse minjtë që kishin mungesë të kësaj proteine, mund të mësonin të bënin diçka të re, por të nesërmen e harronin”,-tha ai.

Eksperrimente të tjera zbuluan më pas se proteina në fjalë ishte një rregullator kyç në formimin e kujtesës. Sipas Finkbeiner, njerëzit që kanë mungesa të kësaj proteine mund të kenë probleme me kujtesën. Ekspertët, së fundmi kanë zbuluar se te pacientët me Alzheimer, në atë që njihet si hipokampus, pjesa e kujtesës së trurit, kjo proteinë është në sasi shumë të paktë. Një rol jetik ka te ata që vuajnë nga autizmi. Çrregullimi gjenetik sindromi X, ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e Arc ne neurone.


Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren