Humbja e madhe e shqiptarëve
të Maqedonisë
Për ‘dashamirët’ e Tiranës dhe Prishtinës që janë tronditur nga ‘humbja’ e madhe që ne shqiptarët e Maqedonisë
Për ‘dashamirët’ e Tiranës dhe Prishtinës që janë tronditur nga ‘humbja’ e madhe që ne shqiptarët e Maqedonisë kemi pësuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare: ne humbëm mundësinë që edhe më tej të kemi një parti të fortë si BDI’ja, që të mirën e kryesuesve të saj e barazonte me të mirën e popullit, ne e humbën mundësinë që duke forcuar me votën tonë BDI’në, të forcojmë injorancën, banditizmin, krimin dhe rrugaçërinë partiake, e humbën mundësinë që edhe në të ardhmen, ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup, të mbeten degët më aktive të BDI’së, humbën mundësinë që edhe më tej të kemi një BDI të fortë, që Presidentit të Kosovës do ia përpilojë listën e shqiptarëve të këtushëm që duhet dekoruar, e humbëm mundësinë që edhe më tej të mbetemi në duart e një BDI të fortë, që do prodhonte ‘turkoshak’ e ‘islamistë radikal’, vetëm për ta mbuluar leninizmin dhe injorancën e vet deshqiptarizuese...
Zonja e zotërinj të Tiranës e Prishtinës që aq shumë ju tronditi 'humbja' jonë, ne Shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit parlamentare e humbën mundësinë që edhe më tej të mbetemi në duart e një partie të fortë si BDI’ja, e cila ishte pjesë e regjimit që njëherë në vit na organizonte nga një ‘Sopot’, ‘Brodec’, Monstër’, likuidim e burgosje të komandantëve të UÇKÇ'së, Lagjen e Trimave në Kumanovë, nga një projekti si ‘ Shkupi 2014’ apo ‘Enciklopedi maqedonase’....
Shkurt e shqip, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ne shqiptarët e Maqedonisë e humbëm mundësinë që edhe më tej të mbetemi në duart e injorantëve dhe leninistëve të BDI’së, që e ndihmuan VMRO-DPMNE'në ta deshqiptarizojë Maqedoninë, në duart e atyre që deshën të na bindin se luani bullgar është i barasvlershëm me shqiponjën tonë dykrenore, pra humbën mundësinë të kemi një parti të fort si BDI’ja, e cila nëse do mbetej edhe më tej e fortë sa që ishte, mbase do na detyronte të gjithë neve shqiptarëve të Maqedonisë të aderonim në partitë maqedonase! Pra ne përjetuam një 'humbje', që mua si shgiptar të Maqedonisë, më bënë të ndjehem krenar!"
Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09