Humbja e Milan në Derby, Salvini: Kur nuk luani për fitore , ju keni humbur tashmë!

Humbja e Milan në Derby, Salvini: Kur nuk luani për fitore , ju keni humbur tashmë!

Stema e Interit dhe Milanit

Mbrëmjen e së dielës u përballën në “San Siro” Milan dhe Inter, një ndeshje kjo e shumëpritur për Derby-n , mes dy skuadrave italiane, e cila përfundoi me një fitore të djemve të trajnerit Luciaoni Spatellit. Ndeshja është zhvilluar e balancuar në gjysmën e parë,nderkohë që pjesa e dytë e lojës , ka nxehur dy krahët duke shënuar një lojëtë mirë për të dy skuadrat në ndeshjen e fundit.

Kujtojmë, që Interi ka pasur një fillim impresionues për këtë sezon, duke fituar së fundmi gjashtë ndeshje radhazi dhe këtë rradhë kur të gjithë duket se parashikonin barazim ka mjaftuar një gol i lojtarit të skuadrës së Interi Icardi në minutën e 90′,për të bërë diferencën .
Matteo Salvini Ministri i Brendshëm i Italisë,  i cili njihet si një nga tifozët më të zjarrtë të kuqezinjve, duket se ka mbetur shumë I zgenjyer nga rezulatati e ndeshjes. Përmes një statusi ë rrjetin e tij social ne Tëiiter i zemëruar me humbjen e skuadrës së tij të zemrës dhe sidomos me portierin Donarumma të Milanit .

“Kur ju nuk luani për të fituar, ju keni humbur tashmë,”- shkruan ministri italian Salvini në twitter.
Sipas mediave vendase duke ia kaluar përgjegjësinë Donarumma në formacionin e skuaderes se MIlani Salvini është shprehur se nëse do të ishte ai trajner futbolli, do ta linte atë në stol tek ekipi i të rinjve për 10 ndeshje të ardhshme.

Mund të jesh më dobët fizikisht, teknikisht, por derbin duhet ta luash për të fituar, nuk mund të luash në atë mënyrë.Pastaj . Donarumma? Do ta lija në stol te ekipi i të rinjve për 10 ndeshjet e ardhshme,”- ka thënë Matteo Salvini.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre