Deputetja Partisë Demokratike në qarkun Dibër, Dhurata Çupi ka reaguar dy ditë pasi një nënë e re nga Ostreni humbi trinjakët e saj. Deputetja është shprehur se humbja e tre fëmijëve është shumë e rëndë, por sipas saj kjo gjë ka ndodhur pasi në të gjithë qarkun nuk ka asnjë mjek specialist.
“Është shumeë e rëndë për humbjen e tre foshnjëve të nënës 30 vjeçare nga Ostreni. Humbja e tre foshnjeve do na vërë në lëvizje të gjithëve .Kjo është një histori që e kam ngritur herë pas here në parlament. Jo vetëm në Bulqizë mungojnë mjekët por në të gjithë qarkun e Dibrës, mungojne mjek specialist. Por me kryesorja qe mjeku I familjes shkon nje here ne 3 muaj ne te gjitha njësitë e qarkut të Dibrës.
Nga kjo qeveri nuk ka investime në qendrat shëndetësore, nuk ka investime në spitale. Kjo është një gjendje alarmi për qarkun e Dibrës, qeveria duhet të marrë masa urgjente duhet të rrisë buxhetin, duhet të sjellë mjekët specialistë në këtë qark. Kjo është një tallje e kësaj qeverisje, mburren që na i sollën mjekët me helikopter nga Tirana por tre foshnjet humbën për faj të mjekëve.
Ne jemi dëshmitarë okularë që një vit më parë humbi fëmijën një nënë e re që u nis nga Burreli në drejtim të Lezhës. Buxheti është në vitet me skandaloze, të paktën në fushat e shëndetësisë është në nivelin zero, sigurisht që nuk mund të ketë buxhet as për qendrat shëndetësore as për mjekët që vijn nga Tirana për t’u kujdesuar për banorët e qarkut Dibrës dhe nga ana tjetër të ketë fonde për koncesionet e oligarkëve të qeverisë,”- u shpreh Çupi.
Një grua shtatzënë 31 vjeçe, e cila ishte në muajin e saj të gjashtë, humbi trinjakët këtë të premte. Enkeleda Rexhepi 31 vjeçe, udhëtoi 1 orë me kalë, nga një zonë e thellë e fshatit Ostren pastaj me një makinë të rastit, por në spital u asistua vetëm nga një infermiere, dhe si pasojë humbi trinjakët.
Komente


Nuk ka për të ardhur mjeku në Dibër dhe jo se janë partitë apo qeveritë të majta a të.djathta por se ka më shumë hapësira për punë dhe qetësi e siguri të familjeve në Gjermani se në Shqipëri. Sepse do duhen dhe 1000 vjet të arrijmë kushte që Gjermania i ka sot. Pra ska asnjë arsye për asnjë lloj rroge që të rrinë në Shqipëri. Pra mos u lodhni kot. Nuk bëhet Shqipëria vend për të konkuruar Evropën
Përgjigjushko moj sorr u bere dje mjeke tani se deputete e ndrite
PërgjigjuE shet b... për lek, e del në opinion të shantazhoj kolegët!