Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka deklaruar se Shqipëria luajti si e barabartë me Italinë, por në fund u ndëshkua nga një gabim në mbrojtje. "Luajtëm si të barabartë. U ndëshkuam nga një gol. Me pak fat do kishim shënuar pastaj ndeshja do të ishte ndryshe”, tha ai për RTSH. Më tej Sadiku zbuloi se ishte ai lojtari që i mori fanellën Bufonit.
"Është një legjendë. Ja kërkova gjatë një goditje nga këndi dhe më tha ta jap”, tha ai. “Ishim pak të pafat pasi po të kishim shënuar ndonjë gol do rridhte ndryshe loja. Duhet t’i kishim shfrytëzuar ato gabime të vogla, por nuk…”, shtoi më tej Sadiku.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptajra.com