Humbja me Italinë, Prodani ‘skanon’ kombëtaren: Tregoi se s’është ende gati, lojtarët kanë nevojë për motivim! Kroacia ekip i vështirë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani ka ‘skanuar’ kombëtaren shqiptare në ndeshjen me Italinë, përballje në të cilën humbi me rezultatin 1-2. Për Report Tv, Prodani tha se kjo ndeshje tregoi që skuadra jonë është ende e papërgatitur dhe e papjekur për t’u përballur me kundërshtare të kalibrit si Italia, kampione në fuqi e Europës.

Ajo çfarë i mungon Kombëtares, sipas Prodanit është motivimi.

“Ndeshja me Italinë tregoi që skuadra jonë është ende e papërgatitur, e papjekur për t’u përballur me kundërshtarë si Italia. Rrethanat e treguan, shënuam një gol pas të cilit nuk dinim më çtë bënim. Ajo që doli në pah është se nuk ishim ndoshta gati për këtë ndeshje, shpresoj që me Kroacinë të jetë muzikë tjetër. Italia është eksperte, nuk të lë të luash. Ekipi ishte më pak i motivuar se ekipi i 8 viteve më parë. Ndoshta De Biasi kishte eksperiencë më të madhe dhe arriti t’i motivojë më mirë.

Për gazetarin Nertil Agalliu, Prodani thotë se edhe Kroacia është një ekip i vështirë, ndërsa thotë se shpreson që në këtë Përballje mos të ketë një përmbysje të formacionit nga trajneri.

“Revolucion nuk besoj se do ndodhë, s’do ishte e këshillueshme. Nuk di që të jemi në rrethana, që me dorë të hekurt të futet e të bëhet revolucion. Nuk vuajmë për alternative, pro futen shumë faktorë në lojë. Unë nuk do uroja që të bëhej një përmbysje e tillë, ndryshime drastike në formacione. Me rregullime të vogla dhe me mentalitetin duhur ne mund të bëjmë lojën tojën dhe të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm. Kemi të bëjmë me një ekip shumë të madh. Ka nevojë për njohuri dhe pjekur më të madhe”, tha Prodani për Report Tv.

Sa i takon mbushjes së stadiumit të Dortmundit plot me tifozë shqiptarë në përballjen me Italinë, Prodani thotë se kjo ndikoi edhe në gjendjen emocionale të lojtarëve kuqezi.

“Fillimi tregoi që po, kjo është pjesa përse them që nuk ishin të përgatitur. Janë disa rrethana që kërkojnë kohën e vet dhe situata të caktuara që e përgatisin ekipin. Ata janë lojtarë që luajnë në Serie A, Nuk është lehtë të luash për ekipin kombëtar në një teatër aq impresionues dhe atë pritshmëri të madhe që kishte ndaj tyre. Presioni ndikoi për keq, shpresoj ta kenë kaluar këtë fazë. U futën përherë të parë në ujë, shpresoj të notojnë më mirë tani”, tha Prodani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Rekord i Bajramit, Prodani: Ekzekutimi i golit perfekt, po ta bënte Messi do mbetej model

1718711095_prodani.jpg

Një rekord të mrekullueshëm e ka quajtur Eduard Prodani golin e Nedim Bajramit pas 23 sekondash me Italinë. Bajrami u futu në historinë e Kampionateve Evropiane, pasi realizoi golin më të shpejtë në 17 turnetë e Evropianit. Prodani tha se ekzekutimi ishte perfekt dhe nëse do e kishte bërë Messi do mbetej si model.

“Rekord i mrekullueshëm, do mbetet shpresoj të mos ketë ndonjë thyerje të rekordit të paktën në këtë kampionat, ose vitet që vijnë. Shumë thonë që ishte një gabim i italianëve. E vërtetëm por edhe goli i italianëve ishte një gabim i mbrojtjes sonë, gjithmonë dikush gabon. Ekzekutimi ishte perfekt, po ta bënte Messi do mbetej model. Pamë dje Mbappe nuk shënoi”, tha Prodani për Report Tv. 

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/06/2024 03:11

    E pse do te mbetej model po t'a bente Messi?! Mos ben gje vezen e arte Messi qe ky gol do behej model po t'a bente ai dhe nuk qenka se e beri nje shqiptar?!

    Përgjigju
  • Askushi: 18/06/2024 14:03

    Rekordi eshte fat miko.kto krahasime skan as i lidhje.thjesht atij i erdhi topi dhe beri me te miren.kurse sa per messin ska nevoje per kto rekorde se ka shwnu 840 gola ne kariere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Blushi goditi me grusht Halit Valterin, Braçe për Report Tv: Zhgënjim i madh, kam parë edhe çizme që hidhen nga e njëjta parti

Blushi goditi me grusht Halit Valterin, Braçe për Report Tv: Zhgënjim i madh, kam parë edhe çizme që hidhen nga e njëjta parti