Humbja me Norvegjinë, Panucci: Lojtarët të dobët fizikisht, jemi të brishtë

Humbja me Norvegjinë, Panucci: Lojtarët të dobët fizikisht, jemi të brishtë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci u shfaq i qetë në përfundim të ndeshjes me Norvegjinë, të cilën e humbi me një lojë shumë të dobët, që linte për të dëshiruar. Italiani që drejton Shqipërinë ia vendosi fajin gjendjes fizike.

“Besoj se në këtë moment shumë lojtarë nuk janë mirë fizikisht dhe kjo u pa. Norvegjia bëri diferencë vetëm në aspektin fizik, pasi na dominoi. Kemi krijuar shumë pak, sepse lojtarët nuk ishin mirë fizikisht, ndërsa dy prej tyre ishin debutues dhe nuk ia dolën.

Morëm disa indikacione në këtë takim, qofshin pozitive apo negative. Nuk është se kemi 200 lojtarë për të përzgjedhur. Gjithsesi kërkoj t’i mbështes dhe t’i ndihmoj. Gjithsesi, nëse do të ishim në formën e duhur, do të flisnim për një tjetër ndeshje.

Vura re që Ramadani bëri një ndeshje mjaft të mirë dhe Bare ka autoritet për të luajtur. Kuptova se jemi shumë të brishtë në mbrojtje, pasi Mavraj dhe Ajeti po luajnë shumë pak. Edhe minutat e pakta të Sadikut, ndikojnë në formën e tij” deklaroi ai pas humbjes 0-1.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale