Administratori i ekipit të Milanit Adriano Galiani e ka pranuar edhe publikisht se është i interesuar që të realziojë afrimin e brazilianit Rikardo Kaka nga Reali i Madridit. “Po, ne e duan Kaka dhe jemi të interesuar që braziliani të mbërrijë sa më shpejt në Milano” është shprehur Galiani. Milani kërkon nga Reali, që braziliani të kalojë në formë huazimi, por madrilenët nuk pranojë një gjë të tillë dhe duan që ta shesin përfundimisht.

Marrëveshja për shitjen e tij prej 10 milionë eurosh që jep Milani nuk pranohet nga spanjollët, të cilët kërkojnë 20 – 25 milionë euro. Por humbja e fundit përballë Sampdorias në javën e parë në kampioant e ka detyruar Galianin që të realizojë një takim të fundit me presidentin Berluskoni dhe trajnerin Masimiliano Alegri përpara se të niset për në Madrid për të negociaur përfundimisht për shifrat e transferimit. Në Madrid, Kaka është nxjerrë në shitje, pasi në ndeshjet e Super Kupës më Barcelonën, por edhe në kampiont është lënë jashtë listëts së grumbullimeve.

(d.b/shqiptarja.com)