Humbja ndaj Barcelonës, Ancelotti: Rezultat shumë i keq! Nuk e meritonim sepse luajtëm më mirë

Humbja ndaj Barcelonës, Ancelotti: Rezultat shumë i keq! Nuk e meritonim sepse luajtëm më mirë

Trajneri, Carlo Ancelotti

Pavarësisht humbjes kundër Barcelonës mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-1, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti u shpreh se skuadra e tij nuk e meritonte humbjen pasi luajti me mirë se katalanasit.

“Është një rezultat shumë i keq. Nuk ishte e merituar sepse luajtëm mirë nga ana jonë dhe me intensitet. Ne nuk e lejuam Barcelonën të luajë si të dojë, ata kanë pasur një bllokim shumë të ulët, ne kemi bërë shumë presion”-tha trajneri italian.

Ai tha se një problem ishte edhe mbrojtja e fortë e Barcelonës që pavarësisht rasteve të madrilenëve arritën të mbanin të paprekur portën e tyre.

“Loja në këtë kuptim është e mirë, por ne na mungonte produkti përfundimtar. Ishte e vështirë për të kërkuar një mundësi, por ata kanë një mbrojtje shumë të fortë pas tyre. Ne futëm shumë në lojë, por pa sukses”-përfundoi Ancelotti.

Pavarësisht fitores së Barcelonës në ndeshjen e parë në kuadër të gjysmëfinales së kupës të mbretit, pritet që gjithçka të vendoset në Camp Nou ku do të luhet ndeshja e dytë pas 5 javësh.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit