Pas humbjes 2-1 në Madrid kundër Atleticos në Champions League, trajneri i Interit, Cristian Chivu ka thënë se ekipi e bëri për tre cigare. Goli i pësuar në shtesë prishi ecurinë e zikaltërve që kishin katër fitore këtë edicion në fazën e ligës.

Kjo humbje vjen pas asaj kundër Milanit (0-1) në kampionat tre ditë më parë, ndaj te Interi e kanë bërë të qartë se nuk kanë arritur asnjë objektiv, ndaj ekipi duhet të reagojë.

"Është një humbje që na djeg të gjithëve, ka keqardhje. Kemi luajtur shumë mirë, kemi treguar në fushë intensitet dhe cilësi. Në zonë kishim lojtarët që mbrojnë mirë, por për fat të keq sërish kemi pësuar gol. Kjo skuadër duhet të dijë të reagojë, duhet të kuptojë që është e fortë.

Duhet të jemi më konkretë dhe cinikë, mos të mbështetemi shumë te bukuria. E di që kjo humbje mund të na bëjë keq, sepse është e dyta radhazi me paraqitje të mirë dhe pa marrë në fund asgjë. Duhet të bëhemi më të këqinj dhe më të pisët. Jemi koshientë që nuk kemi fituar asgjë.

Takimi pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes? Piva tre cigare dhe i thashë ekipit çfarë kisha për të thënë. Vërtet dhemb", tha ai.

Interi rikthehet në fushë të dielën në orën 15:00, teksa luan në Pisa për Serie A. Ndeshja e radhës në Champions për zikaltërit është në 9 dhjetor në Milano, kundër Liverpoolit.