Humbja në play-off, akuzojnë te Flamurtari: FSHF krim kundër Vlorës, arbitri bastard hodhi poshtë investimin

Humbja në play-off, akuzojnë te Flamurtari: FSHF krim kundër Vlorës, arbitri bastard hodhi poshtë investimin

Momente nga ndeshja

Flamurtari humbi dje 3-1 nga Laçi pas 120 minutave lojë në play-off dhe kështu humbi mundësinë për të qenë në Superligë. Në fushën e Laçit, ndeshja ishte me raste dhe ritëm, teksa pas 90 minutave dueli u mbyll 1-1 dhe skuadrat iu drejtuan shtesës, ku Laçi shënoi dy herë dhe do vijojë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Pas humbjes dhe katër viteve larg elitës së vendit, vlonjatët kanë akuzuar se gjyqtari Erjon Bastari ka ndikuar në fushë. Pas ndeshjes për MCN foli Eqerem Memushi. Trajneri i Flamurtarit i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të akuzoi FSHF-në dhe arbitrin.

"Keqardhja më e madhe është sesi zhvillohen garat. Përgjegjës kryesor është Sektori i Garave. Është një krim i madh të tallesh me investimin e gjithë vitit. Një investim i madh dhe bëhet fjalë për Flamurtarin një ekip e qytet me tradita në futbollin shqiptar dhe që i ka dhënë shumë këtij sporti.

Kjo ndeshje duhet të ishte ndërprerë, pasi takimi u ndërpre dy-tre herë  dhe të shkonte direkt 0-3 për Flamurtarin.  Flamurtari e meritonte të ishte në Superiore, pasi e dominoi totalisht të gjithë lojën. Në 90 minuta nuk u dorëzuam asnjëherë, barazuam, kishim rastet tona, por kjo gjë varet nga një treshe gjyqtarësh që ishin kamikazë.

Këta janë njerëz që tallen me bukën e fëmijëve tanë dhe me djersën e mundin e sakrificën e çunave që vijnë për t'u argëtuar dhe luajtur futboll. Për mua sot (dje) kjo nuk ishte garë. Falënderoj çunat e mi, të jenë krenarë dhe të largohen me kokën lart.

E demonstruan se jemi ne skuadra që e meritonim të shkonim në Superiore. Për mendimin tim Flamurtari e interpretoi lojën në mënyrë të shkëlqyer, në pjesën më të madhe të lojës ishim pranë portës së Laçit dhe rrezikut për të shënuar. Personalisht jam shumë i kënaqur me ekipin.

Të vijë një ekip që brenda dy javësh bën 5 takime dhe dy herë luan me kohë shtesë dhe një bastard ashtu siç ka mbiemrin apo ku di unë të vijë qe të tallet me djersën, gjakun dhe krenarinë dhe nderin e një qyteti. Kjo është e pafalshme.

Më vjen mirë që takimi u transmetua direkt dhe e ka parë i gjithë opinioni shqiptar. Besoj se të gjithë janë të ndërgjegjshëm se kujt i takon që të ishte në Superiore", tha Memushi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fieraku demokrat: 23/05/2024 14:46

    Te luash ne eliten e futbollit nuk do te thote se po qe qytet me tradita e mritone patjeter. Ne elite luajne skuadrat me te pregatitura kurse ju u treguat te paafte te mundnit Laçin ne fushen e lojes. Gjyqtar ishte shume korrekte. Ju nuk ishit te zotet te shenonit gol prandaj mos u ankoni dhe pregatituni me mire per sezonin tjeter

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 20/05/2024 22:17

    O Memush ose më mir Qamush po pse arbitri ta ka fain ty që lojtarët e tu sdin të bëjn gol dhe me vetëm portjerin o Memush kapterrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën