Një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit rumun, Mircea Lucescu nuk është më trajneri i kombëtaren së Rumanisë në futboll. Humbja kundër Turqisë në gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026 ka bërë që 80-vjeçari të largohet pas 18 ndeshjeve në këtë rol. 

Të dielën e kaluar Mircea Lucescu pësoi një shqetësim të papritur shëndetësor dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar të Bukureshtit pasi u rrëzua në tokë gjatë seancës stërvitore të Rumanisë në prag të ndeshjes miqësore me Sllovakinë.

Sot, vetëm pak orë para se të largohej nga spitali, 80-vjeçari pësoi një atak në zemër që i rrezikonte jetën. Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e mjekëve në spitalin rumun parandaloi dëmtime të mëtejshme. Tre procedura ringjalljeje u deshën për të shpëtuar trajnerin

KARRIERA - Nga gushti i vitit 2024 ai ishte në stolin e rumunëve duke ia dalë ta dërgonte ekipin deri në fazën play-off. Përvoja e tij e parë me Rumaninë ishte 45 vite më parë, kur e drejtoi ekipin nga nëntori 1981 deri më 2 tetor 1986.

Gjatë mandatit të tij të parë në krye të ekipit, ai e udhëhoqi vendin drejt Kampionatit Evropian të vitit 1984, paraqitja e parë e vendit në këtë turne.Në karrierën e tij të gjatë Lucescu ka drejtuar klube si Interi, Pisa, Brescia, Reggiana, Rapidi i Bukureshtit, Galatasaray, Besiktas, Shakhtar Donetsk, Zenit, kombëtaren e Turqisë apo Dinamon e Kievit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Po bëhej gati të linte spitalin, trajneri Mircea Lucescu pëson goditje në zemër! Mjekët e rikthejnë në jetë

1775211185_mircealucescu.jpeg

Momente të tjera të frikshme për Mircea Lucescun, ish-trajnerin e Rumanisë në futboll. Vetëm pak orë para se të largohej nga Spitali Universitar i Bukureshtit, pasi u sëmur të dielën e kaluar, 80-vjeçari pësoi një atak në zemër që i rrezikonte jetën. Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e mjekëve në spitalin rumun parandaloi dëmtime të mëtejshme.

Tre procedura ringjalljeje u deshën për të shpëtuar trajnerin, i cili stërviti disa klube italiane, përfshirë Interin, në vitet 1990. Ai tani është në urgjencën e spitalit të kryeqytetit rumun, ku po kryhen teste të mëtejshme. Vetëm pak orë më parë Federata e Rumanisë në Futboll njoftoi shkarkimin e Lucescut si trajner i ekipit kombëtar pasi dështoi të kualifikohej për Kupën e Botës 2026.