Humbja nuk zbeh shkëlqimin e mbrëmjes! Serena Williams e mbyll karrierën 27-vjeçare! Fjalimi emocionues në Nju Jork: Mirënjohje për prindërit (VIDEO)
Mes lotëve, Serena Williams i dha lamtumirën US Open dhe karrierës së saj të shkëlqyer si një teniste profesione, në të cilën numëron dhjetëra çmime prestigjoze.
Tenistja Serena Williams
Redaksia 3 Shtator 2022, 08:33 | Përditesimi: 3 Shtator 2022, 12:25
Mes lotëve, Serena Williams i dha lamtumirën US Open dhe karrierës së saj të shkëlqyer si një teniste profesione, në të cilën numëron dhjetëra çmime prestigjoze.
Ndeshja e fundit e saj nuk u mbull me një fitore, pasi humbi përballë Ajla Tomljanovic të Australisë, në një natë emocionuese në Nju Jork. Wlliams, e cila mbush 41 vjeç këtë muaj tha se ky do të ishte fundi i karrierës së saj 27-vjeçare, me 23 fitore të mëdha duke shkruar edhe historinë si “më e madhja e të gjitha kohërave”. Në fjalimin e saj, Williams ka pasur një falenderim të veçantë për prindërit dhe motrën e saj.
“Falënderoj të gjithë ata që janë këtu, që kanë qenë në anën time kaq shumë vite, dekada. O zot, fjalë për fjalë dekada, por gjithçka filloi me prindërit e mi. Dhe ata meritojnë gjithçka. Kështu që unë jam shumë mirënjohës për ta. Dhe unë nuk do të isha Serena nëse nuk do të kishte [motra] Venusi, kështu që faleminderit, Venus. Ajo është e vetmja arsye që Serena Williams ka ekzistuar ndonjëherë”, tha ajo.