Humbja, tifozët e Realit dhe Ronaldo
kërkojnë kokat e Perez dhe Benitez

Humbja, tifozët e Realit dhe Ronaldo<br />kërkojnë kokat e Perez dhe Benitez
‘El Clasico’ e parë e edicionit në kampionatin spanjoll të futbollit shkon për Barcelonën që mposhti rivalin e përjetshëm në Madrid me rezultatin e thellë 0-4.

Reali u turpërua në shtëpi pa vështirësi nga katalanasit që ishin superiorë në të gjithë ndeshjen duke dominuar, teksa i vetmi kundërshtar në stadiumin ‘Bernabeu’ ishte publiku që tentoi gjatë gjithë kohës të çorientonte katalanasit, por ishte e pamundur që t’i ndalte, pasi në fushë ishte Reali më i dobët i edicionit, që vulosi humbjen e dytë radhazi duke zbritur nga froni me -6 pikë, por mbi të gjitha me një humbje që djeg shumë.

Përballë muzikës së blaugranëve, ishte një Real Madrid i çarmatosur, pa stimul, motiv, grindë, emocion dhe krizë psikologjikë, ndërkohë që një peshë të madhe faji ka padyshim edhe tekniku Benitez, që u pajtua me humbjen që në fillim të pjesës së dytë duke mbajtur vetëm shënim gabimet e ekipit të tij, pa ndërhyrë për të larguar një nga BBC, që ishin katastrofë, mbi të gjitha Benzema.

Ndërsa në krahun tjetër Enrike edhe pse ishte në avantazh të 4 golave vazhdonte të stimulonte ekipin e tij duke mos u mjaftuar me poker. Real Madridi ndoshta që nga koha e ‘Galaktikëve’ nuk ka patur asnjëherë një skuadër më me klas, por ka patur gjithmonë 11 burra që kanë ditur se çfarë do të thotë të veshësh bluzën e Real Madridit.

Formacioni aktual ndoshta duhet të shikojë ndeshjet dhe idhujt e tyre të disa dekadave më parë për të kuptuar se në futboll nuk fitohet me lojtarë që luajnë për emrin e tyre pas fanellës, por me lojtarë që luajnë për stemën që mbajnë përpara.

Zhgënjimi dhe dëshpërimi i madrilenëve nuk mjafton me kaq, pasi duket se e parandjenjë humbjen duke kërkuar largimin e Presidentit Perez dhe Benitezit që në pjesën e parë. Mediat spanjolle raportojnë se Ronaldo është konfliktuar me Benitezin në dhomat e zhveshjes duke thënë se “Nëse nuk shkarkohet Benitez, unë largohem”. Tashmë vendimi i takon Presidentit Perez.
 
Përsa i përket kronikës së ndeshjes, Barcelona shënoi nga dy gola për çdo pjesë, serinë e hapi Suarez 11’, Neymar 39’, ndërsa në të dytën Iniesta 53’ dhe Suarez 74’ vulosi gjithçka.

Ndeshja u zhvillua nën masa të rrepta sigurie duke iu frikësuar sulmeve të mundshme terroriste pas masakrës së Francës, por gjithçka kaloi në qetësi. Në fillim të ndeshjes dy ekipet mbajtën një minutë heshtje duke kënduar edhe himnin francez në nderim të viktimave.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën