Ekipi kombëtar për femra është mundur thellësisht 11-0 nga Norvegjia në takimin e zhvilluar në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit. Vajzat kuqezi nuk kanë arritur të përballojnë presionin e një prej ekipeve më të mira të botës. Pjesa e parë është mbyllur 4-0, ndërsa e gjithë ndeshja 11-0. Shqipëria regjistroi kështu humbjen më të thellë në histori, edhe pse përballë ekipit kryesues rezultati mund të ishte më i ngushtë.

Megjithatë në njoftimin e FSHF thuhet se “Skuadra jonë luante në këtë ndeshje me 8 mungesa nga formacioni bazë. Për shkak kartonash ishin të pamundura të luanin 5 lojtare. Ndërkohë me vendim të stafit është parapëlqyer që të mos merrnin pjesë edhe 3 lojtare bazë, për shkak se pas katër ditësh Shqipëria do të luajë kundër Greqisë në Veria. Duke qenë se Greqia konsiderohet si kundërshtari direkt i Shqipërisë në këtë grup, ishte menduar për të ruajtur forcat” thuhet në njoftim.



d.b/shqiptarja.com