Gjermania mposht Francën me rezultatin minimal 1-0 duke siguruar gjysmëfinalen e kampionatit botëror që po zhvillohet në Brazil. Klasikja e Europës në mitikun ‘Maracana’ u vendos nga mbrojtësi gjerman Humles në minutën e 13. Goli erdhi nga një goditje dënimi, ekzekutuar me mjeshtëri nga Kros, Humles kërcen mbi mbrojtjen e ‘gjelave’ duke goditur fuqishëm, topi përplaset në tranverësë dhe përfundon në rrjetë duke kaluar në epërsi ekipin e Gjermanisë.

Avantazhi qetëson ‘pancerat’ që administrojnë me qetësi rezultatin duke tentuar herë pas here edhe zbritjet e rrezikshme nga krahët për të dyfishuar.

Franca nuk u dorëzua duke provuar disa herë në pjesën e parë për të barazuar, por tentativat e Valbuenës dhe Benzemasë nuk u finalizuan me sukses. Në fraksionin e dytë francezët e Deshamp vijuan sulmet. Rastet më të mirë ‘gjelat’ i kishin në minutën e 77 me Matuidin, i cili nuk u tregua i saktë duke humbur një rast të mirë për të rihapur ndeshjen.

E ndërsa Franca ishte spostuar në sulm, Gjermania zbret furishëm në të 80’ nga krahët duke humbur rastin më të pastër për të vulosur shifrat me Shurrlen, por topi i goditur nga mesfushori ndalet nga Loris. Benzema pas përfundimit të kohës së rregullt, në minutën e 3 shtesë kishte rastin e fundit për të barazuar, ku pas një kombinimi të shpejtë futet në zonën gjermane gjuan në drejtim të portës, por Nojer shfaq aftësitë e tij më të mira duke ndalur sferën dhe shuar përfundimisht shpresat e Francës për të kaluar në gjysmëfinale.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com