Humori i Aurela Gaçes në dasmë:
Në sallë kam burrin dhe dashnorin

Humori i Aurela Gaçes në dasmë:<br />Në sallë kam burrin dhe dashnorin
Këngëtarja Aurela Gaçe është një ndër personazhet më simpatik të Show Bizz-it shqiptar. Përveç se e kënaq publikun me zërin e saj, ajo ka dhe një sens humori.
 
Humori i saj nuk kishte se si të mungonte dhe në ditën e saj më të rëndësishme, në dasmë.
 
Gjatë një interviste, Aurela shprehet se ka qenë nusja më me fat pasi në sallë jo vetëm ka burrin e saj por edhe dashnorin.
 
Ajo tregon se në sallë u shtangën, por më pas e tregoi hapur që bëhej fjalë për këngëtarin Dashnor Dikon.
 
"Mora mikrofonin dhe thashë. Jam nusja më me fat se kanë në sallë edhe burrin dhe dashnorin. Të gjithë u shtangën. Dëgjohet e qeshura e Agron Llakës, dhe pas i qetësova dhe thashe që bëhet fjalë për Dashnor Dikon”, tha Aurela. 

Redaksia online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rama në Selanik: Greqia është një partner i pazëvendësueshëm, shtëpi e shqiptarëve që jetojnë këtu

Rama në Selanik: Greqia është një partner i pazëvendësueshëm, shtëpi e shqiptarëve që jetojnë këtu