BUDAPEST – Në ditën e dytë të vizitës në Hungari kryeministri Berisha u prit sot nga Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.
Kryeministri Berisha ritheksoi vullnetin e qeverisë për të ecur përpara me projektin madhor kombëtar të shqiptareve, integrimit në BE.
“Në këtë kontekst, si dhe pasi pikëpamja e liderit të opozitës për të bllokuar u provua e gabuar nga vota e shqiptarëve, qeveria është e angazhuar në plotësimin e të gjithë standardeve për të ecur përpara me shpejtësi me hapat e mëtejshëm të këtij procesi, të cilin e konsiderojmë si një proces tërësisht të bazuar në meritë”, tha Berisha.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrisë, kryetari i Parlamentit Kövér, u ndal gjithashtu në situatën politike në Shqipëri.
“Shpresoj që opozita në Shqipëri të mos i rikthehet më rrugës së gabuar të bojkotit por të kontribuojë përmes pjesëmarrjes në institucionet demokratike, në proceset e rëndësishme në të cilat po ecën Shqipëria si ai i integrimit ne BE”, tha kryeparlamentari hungarez.
Kövér shprehu vlerësimin dhe përgëzimet e veçanta për faktin qe Shqipëria është ndër vendet e pakta evropiane që nuk përjetoi krizë në kuadër të krizës globale ekonomiko financiare.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com