Lideri pro-evropian i qendrës së djathtë, Péter Magyar, është betuar si kryeministër i Hungarisë, duke shënuar kështu fundin zyrtar të 16 viteve në pushtet të Viktor Orbán.
Ceremonia e së shtunës, gjatë së cilës Magyar kishte ftuar njerëzit t’i bashkoheshin për të “shkruar së bashku historinë hungareze” dhe “për të kaluar nëpër portën e ndryshimit të regjimit”, vjen një muaj pasi partia e tij opozitare ‘Tisza’ fitoi me shumicë dërrmuese në zgjedhjet parlamentare.
Pas betimit, Magyar tha se hungarezët i kishin dhënë partisë së tij një mandat për të nisur një “kapitull të ri” në historinë e vendit.
“Një mandat jo vetëm për të ndryshuar qeverinë, por edhe për të ndryshuar sistemin. Për të filluar nga e para”, shtoi ai.
Komente










