Hungari, kush favorizon emigrantët e paligjshëm do të përballet me burgun

Hungari, kush favorizon emigrantët e paligjshëm do të përballet me burgun

Foto ilustruese

Hungaria duket se është e vendosur për të luftuar në çdo mënyrë emigracionin. Goditjen e fundit e ka dhënë Parlamenti hungarez, i cili ka miratuar një legjislacion të ri që kriminalizon  ndihmën e dhënë nga avokatët apo aktivistët ndaj azilkërkuesve. Çdokush që “lehtëson emigracionin e paligjshëm” do të përballet me një vit burg.

Qeveria e Viktor Orban e ka quajtur legjislacionin “Ligji Stop Soros”, pasi filantropisti miliarder akuzohet për mbështetjen e emigrantëve myslimanë. Votimi në Budapest erdhi disa orë pasi krerët e Bashkimit Evropian ranë dakord të zhvillojnë bisedime mbi krizën dhe rishikimin e rregullave të azilit.Hungaria thotë se emigracioni kërcënon sigurinë e saj kombëtare, por qëndrimi i saj i ashpër dhe ligji i ri janë përballur me kritika të gjera ndërkombëtare.

Agjencia e OKB-së për refugjatë u kërkoi zyrtarëve hungarezë që “të çojnë për skrap” ligjin e propozuar dhe ekspertët ligjorë nga organizata e të drejtave të njeriut e Këshillit të Evropës apeluan që votimi të shtyhej derisa të parashtronin një shqyrtim të masave të premten.

Një raport nga Komisioni i Venecias tha se legjislacioni hungarez “kriminalizon aktivitetet organizative të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me materializimin e migracionit të paligjshëm".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Huri.: 21/06/2018 01:51

    Bravo FTONI EDHE LIGJVENESIT ( OSE LIGJ MANIPULUESIT SHQIPTARE, QE NGA META TE RAMA ).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale