"Ekziston në Hungari një debat lidhur me këtë çështje, por në të njëjtën kohë kryeministri nuk parashikon ta rikthejë dënimin me vdekje në vend", theksoi zëdhënësi, Janos Lazar, në një komunikatë.
Orban shkaktoi indinjatë në Evropë këtë javë pasi deklaroi të martën se çështja e dënimit me vdekje, hequr në 1990 në Hungari, duhej të vendosej në rendin e ditës.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker kërcënoi sot kryeministrin hungarez, Viktor Orban për një betejë nëse ky i fundit ka ende vullnetin për të rifilluar debatin për dënimin me vdekje në vendin e tij.
"Karta fondamentale e të Drejtave e Bashkimit Evropian e ndalon dënimin me vdekje dhe Orbani duhet të shprehet qartë për këtë gjë dhe, nëse e rifillon debatin, do të ketë një betejë", deklaroi Juncker në një konferencë shtypi.
Parlamentarët e Bashkimit Evropian kritikuan ashpër kryeministrin hungarez, Viktor Orban për lëvizjet e tij të fundit lidhur me migrimin dhe dënimin me vdekje duke i hapur rrugën kështu një përplasjeje të re mes Brukselit dhe Budapestit./
/atsh/
