“E kemi çliruar Hungarinë, së bashku kemi zëvendësuar regjimin e Orbánit, së bashku e kemi rimarrë atdheun tonë. Kemi fituar një mandat të paprecedentë: jemi gati të arrijmë një shumicë të fortë prej dy të tretash në Parlament. Kalimi do të jetë paqësor dhe i qetë falë një mandati të fortë”.
Këto ishin fjalët e para të kryeministrit të ri hungarez, Péter Magyar, teksa përshëndeste mijëra mbështetës jashtë selisë elektorale të Tisza-s, në zemër të kryeqytetit hungarez Budapest.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Hungari/ Orban pranon disfatën dhe uron rivalin! Numërohen mbi 95% e votave, Magyar fiton me 2/3 e vendeve në parlament








