Autoritetet hungareze kanë ndërprerë hetimin ndaj ish-kryeministrit në arrati, Nikolla Gruevski. Lajmi është bërë i ditur nga mediat hungareze.
Policia hungareze njoftoi se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjatë kalimit të kufirit të Serbisë me Hungarinë ka pasur dokumente udhëtimi të ligjshme. Në bazë të këtij verifikimi ajo ndërpreu hetimin për këtë rast.
Gruevski deklaroi paraprakisht se ka pasur dokumente udhëtimi të ligjshme, si edhe se në Hungari, ku ka marrë azil, ka ardhur përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
“Gjatë hetimit është përcaktuar se Gruevski ka poseduar dokumente udhëtime të ligjshme në kufirin e Hungarisë me Serbinë dhe në vendkalimet e tjera kufitare si edhe se hyrja e tij në Zonën e Shengenit ka qenë në pajtim me rregullat ligjore”, thuhet në raportin policor hungarez me të cilin është mbyllur hetimi për rastin.